Download E DREJTA KUSHTETUESE PDF

TitleE DREJTA KUSHTETUESE
File Size143.3 KB
Total Pages17
Document Text Contents
Page 1

E DREJTA KUSHTETUESE (pjesa II) SISTEMI I
ZGJEDHJEVE Sistemi i zgjedhjeve është një ndër pjesët më të rëndësishme të së
drejtës kushtetuese. Nëpërmjet zgjedhjeve shtetasit realizojnë një ndër drejtat
politike të veta me të cilin rast vjen në shprehje qenia e tyre politike. Sistemi i
zgjedhjeve trajtohet në kuptimin e gjerë dhe atë të ngushtë. Në kuptimin e gjerë
kuptojmë tërësinë e parimeve, të drejtave, garancive, aktiviteteve dhe punëve
teknike të sanksionuara me kushtetutë, ligje dhe akte tjera juridike, në bazë të cilave
përcaktohet pjesmarrja e shtetasve në organin përfaqsues të shtetit. Në kuptimin e
ngushtë kuptojme sistemin e ndarjes së mandateve e cila është qështje shumë e
rëndësishme, sepse ajo shpall fituesit ose humbësit e zgjedhjeve të një subjekti
politik. Komponentë shumë e rëndësishme e zgjedhjeve është e drejta e zgjedhjeve
e cila ka dy kuptime:
- Kuptimi Objketiv
- Kuptimi Subjektiv

Në kuptimin objketiv nënkuptojmë atë pjesë të së drejtës positive të shtetit apo
sistemin e normave juridike me të cilin rregullohet zgjedhja e organeve të larta të
shtetit. Këtu përcaktohet baza e elektoratit dhe rrethi i pjesmarrsve në zgjedhje, të
drejtat dhe detyrimet e partive politike, detyrat e organeve shtetrore për
rregullshmërinë e zgjedhjeve etj. Në kuptimin subjektiv kuptojmë një nga të drejtat
themelore të shtetasve në veprimtarinë e tyre politike, të drejtën për të zgjedh dhe të
drejtën për tu zgjedhur. RËNDËSIA E ZGJEDHJEVE DHE E SISTEMIT TË
ZGJEDHJEVE Rëndësia e zgjedhjeve qëndron aty se në kushtet e demokracisë
parlamentare mundësohet pjesmarrja formale e shtetasit në ushtrimin e pushtetit.
Rëndësia e sistemit të zgjedhjeve për herë të parë ka ardhur parasysh në veprat e
ideologëve borxhez të shek.XVII dhe XVII. Shkëndijat e para të sistemit të
zgjedhjeve i hasim në poliset greke, ndërsa ai është i lidhur me shtetet bashkkohore
dhe demokracinë përfaqsuese. Pas ngadhnjimit të revolucioneve demokratike, ky
system dhe e drejta e zgjedhjeve rregullohen me dokumente dhe akte juridike si:
përmes deklaratave, kushtetutave dhe ligjeve të vecanta mbi zgjedhjet. Rëndësia e
sistemit të zgjedhjeve qëndron në pozitën dhe rolin politik të njeriut si shtetas në
ushtrimin e pushtetit në përgjithësi. Sistemi i zgjedhjeve ka rëndësi edhe nga aspekti
i organizimit të pushtetit dhe funksionimit të organeve dhe institucioneve politike.
Sistemi i zgjedhjeve ka edhe rëndësi të posacshme teorike për shkencën politike e
kushtetuese. Shkenca politike dhe kushtetuese, pozitën e njeriut e trajton si
kualitetin dhe nivelin e demokracisë të regjimit politik të atij vendi. E drejta kushtetuese -II-
Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am 2

Page 2

TEORIA POLITIKE E KUSHTETUESE – JURIDIKE DHE SISTEMI I ZGJEDHJEVE
Teoria politike demokratike tradicionale ka qenë e përqëndruar në dy qështje: kush
ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjen e përfaqsuesve në organin përfaqsues dhe
si mund të realizohet kjo e drejtë. Këtu teoria politike ka ngritur dy parime:
- Parimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta
- Parimin e votimit public dhe të fshehtë

Teoria politike duke u nisur nga teoria e sovranitetit popullor ka ngritur edhe parimin
e mandatin e përfaqsuesve si mandate imperative, përfaqsues dhe të lidhur me
revokimin. Rëndësi të vecantë për sistemin e zgjedhjeve ka edhe cështja e sigurimit
të bazës reale apo adekuate zgjedhore në sistemin e përfaqsimit. Lidhur me këtë
janë sajuar dy parime:
- Parimi i përfaqsimit mazhoritar ( i shumicës)
- Parimi i proporcional

Burimi kryesor juridiko-teknik i sistemit kushtetues lidhur me zgjedhjet janë ligjet mbi
zgjedhjet dhe aktet juridike të pushtetit ekzekutiv. E DREJTA E ZGJEDHJEVE TË
PËRGJITHSHME Është e lidhur me paraqitjen e institucioneve moderne
përfaqsuese dhe është ndër të drejtat më të vjetra politike. E drejta e zgjedhjeve
nënkupton disa të drejta si: të drejtës e shtetasve të zgjedhin përfaqsuesit e vet që
njihet si e drejtë active, të drejtën e shtetasit që të zgjedhen për përfaqsues që njihet
si e drejt passive, të drejtën e shtetasit që të kandidohet për përfaqsues dhe të
drejtën e shtetasit për referendum për qështje madhore. Sot e drejta e zgjedhjeve të
përgjithshme e emruar si “e drejtë e votës së përgjithshme” paraqet një ndër parimet
themelore të sistemit të zgjedhjeve. Me sistemin e zgjedhjeve të përgjithshme
kuptojmë të drejtën e përgjithshme për të marrë pjesë në zgjedhje nëse e kanë
mbushur moshën madhore, pa dallim race, besimi, seksi, përkatsie kombëtare,
shkallë arsimimi, culture, gjendje ekonomike etj. Për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur.
E DREJTA E ZGJEDHJEVE TË BARABARTA Kjo mund të emërtohet si “e drejtë e
votës së barabart” por edhe si “barazia e shtetasve në zgjedhje”. Me këtë të drejtë
kuptojmë fuqinë e votës së shtetasit. E drejta e zgjedhjes jot ë barabart dallon
shtetasit për nga vlera e votës së tyre. Kjo e drejtë është bërë në dy mënyra: të
haptë dhe tërthortë. Mënyra e haptë e pabarazisë së votës është bërë përmes
“votumit plural”-shumzimit të votive. E DREJTA E ZGJEDHJEVE TË
DREJTPËRDREJTA DHE TË TËRTHORTA Me të drejtën e zgjedhjeve të
drejtpërdrejta nënkuptojmë të drejtën e shtetasit që si zgjedhës, përmes votimit të
zgjedh vetë përfaqsuesit e vet pa ndërmjetës. Të drejtën e zgjedhjeve të tërthorta e
kemi atëherë kur zgjedhsit zgjedhin ndërmjetsit e tyre, në vend të vet, për
përfaqsues në organet përfaqsuese. Zgjedhjet e tilla mund të jenë dy ose më shumë
shkallëshe. E drejta kushtetuese -II-Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni
faqen www.valonhasani.do.am 3

Page 8

SOVRANITETI Termi sovranitet ka prejardhjen nga latinishtjae re supremus-i
pavarur dhe supremitas-epërsi, si dhe nga fjala e vjetër fringe “sovrain” që dmth i
pavarur. Ky term përdoret për të shënuar pozitën më të lartë të ndonjë subjekti në
fushveprimin e tij. Termi sovranitet përdoret për të shënuar të drejtën e popujve për
vetvendosje (sovraniteti kombëtar). Teoria bashkkohore bën dallimin mes nocioneve
sovraniteti i shtetit dhe sovraniteti në shtet. Sovraniteti i shtetit paraqet atribut
qenësor në shtetin nëpërmjet të cilit shprehet pavarësia e tij në raport me faktorët e
jashtëm, si dhe epërsia e tij në raport me faktorët e brendshëm. Sovraniteti në
shtet ka të bëj me bartësit e pushtetit shtetror si pushtet sovran. Me sovranitetin e
shtetit kuptojmë:
a) pavarësinë e pushtetit shtetror
b) epërsinë (supermacionin) e pushtetit shtetror
c) pakufizueshmërinë juridike të pushtetit shtetror

Sovraniteti i shtetit përfshin tre elemente: të jashtme, të brendshme dhe të
sintetizuara. Me elementin e jashtëm nënkuptojmë pavarësinë e pushtetit shtetrorë
në raport me shtetet e jashtme për të marrë vendime pa mos iu nënshtruar urdhrave
të jashtme. Me elementin e brendshëm nënkuptohet epërsia e pushtetit shtetror, ku
Brenda territorit të vet është pushtet më i lartë në krahasim me të tjerët. Elementi i
sintetizuar konsiston në pakufizueshmërinë juridike të pushtetit shtetror. E drejta
bashkkohore ndërkombëtare njeh sovranitetin e shtetit dhe sipas Kartës së
Kombeve të Bashkuara, mardhëniet midis anëtarëve të Bashkësisë Ndërkombëtare
duhet të bazohen në parimin e barazisë sovrane. Sovraniteti i popullit është i lidhur
me bartësit e sovranitetit Brenda shtetit. Lidhur me atë se kush është bartës i
sovranitetit të shtetit ekzistojnë disa teori: teoria teokratike, legjitimiste, e sovranitetit
të kombit, sovranitetit të popullit apo shtetasve, marksiste. FORMAT E
DREJTPËRDREJTA TË REALIZIMIT TË SOVRANITETIT Sovraniteti realizohet në
dy mënyra:
- Nëpërmjet formave të të vendosurit të drejtpërdrejt të shtetasve dhe
- Nëpërmjet përfaqsimit politik të trupit zgjedhor në organet e caktuara shtetrore

Në formën e parë vjen në shprehje demokracia e drejtpërdrejtë, ndërsa në formën e
dytë vjen në shprehje demokracia përfaqsuese. Demokraci e drejtpërdrejt është ajo
kur populli si bashkësi politike, tubohet në një vend dhe merr vendime lidhur me
punët publike. Formë të parë të kësaj demokracie hasim në Greqinë Antike. Në
shtetin bashkëkohor kjo formë as që mund të paramendohet. Kjo demokraci
zbatohet vetëm në bashkësi territoriale të vogla. Në demokracinë përfaqsuese
shtetasi nuk vendos drejtpërdrejt, por drejtpërdrejt i zgjedhin përfaqsuesit e tyre që
vendosin në emër të tyre. Kjo përjashton popullin nga vendim marrja dhe nuk përkon
me idetë e sovranitetit të popullit, mirëpo në demokracinë përfaqsuese janë gjetur
disa forma të pjesmarrjes së drejtpërdrejt të shtetasve në ushtrimin e pushtetit si
referendumi, plebishiti, iniciativa etj. E drejta kushtetuese -II-Copyright © Valon R.Hasani –
Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am 8

Page 16

SISTEMI I ORGANEVE TË DREJTËSISË Me këtë system kuptojmë sistemin e
vecantë të institucioneve shtetrore që organizohen dhe funksionojnë jashtë
organeve përfaqsuese dhe atyre ekzekutive, të cilat e ushtrojnë pushtetin gjyqsor.
Në sistemin e organeve të drejtësisë hyjnë gjykatat. Në disa vende në këtë organ
përfshihet prokuroria dhe avokatia publike. Organet e drejtësisë merren me zbatimin
e rreguollave të përgjithshme juridike, dhe bën mbrojtjen e rendit shoqëror,
ekonomik e politik. GJYKATA SI KATEGORI E SË DREJTËS KUSHTETUESE
Gjykatat mbrojnë vlerat dhe interesat themelore të shoqërisë. Ato janë pjesë
historike të njerzimit. Deri sa në fillim paraqiten si këshilla të shtetasve të formuar
“AD HOC” sot ato paraqesin institucione përkatse të pushtetit politik, dhe organe të
pazëvendësueshme të shtetit.Në fillim gjykatat kanë qenë të mvarura nga pushteti
ekzekutiv, dhe kanë qenë të varura drejtpërdrejt nga ai. Në periudhën e ndarjes së
pushteteve, gjykatat u shpallën si organe të posacshme, të cilat ushtrojnë
pushtetetin gjyqsor në mënyrë të pavarur. Gjykatat kanë ndikuar shumë në mbrojtjen
e të drejtave dhe lirive të njeirut, e sidomos gjatë Revolucionit Borxhez. Gjykatat
varen nga niveli i demokracisë në një shtet. SHBA-të gjykatat i konsiderojnë si
institucion më të rëndësishëm të ruajtjes së lirive dhe të drejtave, të
kushtetutshmërisë dhe demokracisë. Gjykatat paraqesin institucione dualiste, dhe
këtu vlen të përmendet mendimi se gjykata është institucion shoqëror-politik, organ i
përkrahjes së pushtetit politik, organ i përbashkët i shtetasve dhe i dhunës së
jashtme, është organ që mbron të drejtat dhe liritë e njeriut dhe së fundi është organ
i tjetërsimit të tij. FUNKSIONI GJYQËSOR Një mori juristësh dhe mendimtarësh,
duke filluar nga Ciceroni, Loku, Monteskje kanë pohuar se funksioni gjyqsor është
plotësisht i pavarur dhe shërben si mjet mbrojtës për keqpërdorjen e funksioneve
tjera. Sociologët dhe politikologët “realist” pohojnë se gjyqsia është institucion thjesht
politik. Funksioni gjyqsor paraqet elementin qenësor të sistemit politik në një vend.
Ai përbën bazën e drejtësisë. Funksioni gjyqsor është e garantuar me kushtetutë për
mbrojtjen e paanshme të lirive dhe të drejtave të njeriut, të pronës dhe interesave
shtetërore e shoqërore dhe formë e shqiptimit të sanksioneve penale në bazë të
përgjegjësisë. Ajo është formë themelore e ruajtjes së rendit juridik, dhe formë e
mbrojtjes së kushtetutshmërisë. KOMPTETENCAT E GJYKATAVE Gjykatave iu
është besuar gjykimi i veprave penale, pastaj zgjidhja e konflikteve dhe e kontesteve
mes personave fizik dhe juridik, me karakter pasuror, juridik, familjar etj. Në disa
vende ato ushtrojnë kontrollin e ligjshmërisë së akteve të organeve të administratës,
kur vendoset mbi të drejtat e shtetasve. Konfliktin administrative mund ta fillojë
prokurori, kur konstaton se me ligj është cenuar individi apo personi juridik. Lidhur
me konfliktin e administratës ekzisotjnë dy sisteme:
- Sistemi i klauzulës së përgjithshme
- Sistemi i numrimit
E drejta kushtetuese -II-Copyright © Valon R.Hasani – Per Skripta dhe Libra vizitoni faqen
www.valonhasani.do.am 16

Similer Documents