Download E Drejta Detyrimore PDF

TitleE Drejta Detyrimore
File Size94.1 KB
Total Pages5
Document Text Contents
Page 1

Pjesa e Pergjithshme

Vështrime Hyrëse

Nocioni, Lenda, Sistemi dhe Rendesia e se Drejtes se Detyrimeve

1. Nocioni i se drejtes se detyrimeve
- E drejta e detyrimeve, si dege e se drejtes, merret me studimin e marredhenieve te detyrimeve, te cilat jane marredhenie juridike

ndermjet kreditorit dhe debitorit. Marredheniet e detyrimeve jane marredhenie juridike, ne te cilat nje subjekt qe quhet kreditor,
ka te drejte te kerkoj nga nje subjekt tjeter qe duhet debitor, nje dhenie, berje, mosberje dhe nje pesim, per te cilen ky subjekt
eshte i detyruar t’i permbahet sjelljes se tille.

- Termi e drejta e detyrimeve ka dy kuptime:
o Kuptimin Objektiv – qe paraqet grupin e rregullave me anen e te cilave rregullohen qendrimet e pjesemarresve ne

marredheniet e tyre te ndervetshme te detyrimeve
o Kuptimin Subjektiv – paraqet pushtetin subjektiv, te cilin pjesemarresit e nxjerrin nga e drejta objektive

2. Lenda e se drejtes se detyrimeve
- Lende e se drejtes se detyrimeve eshte vet detyrimi (me fjalen “e drejte” nenkuptohet kerkesa e me fjalen “detyrim” nenkuptohet

borxhi).

3. Zhvillimi i se drejtes se detyrimeve
- Zhvillimi i se drejtes se detyrimeve eshte lidhur ngushte me zhvillimin a marredhenieve mall-para. Atehere kur shoqeria kaloi

prej ekonomise natyrale ne prodhimin me qellim kembimi, jane krijuar rregullat e para te kesaj dege te se drejtes.

4. Sistemi i se drejtes se detyrimeve
- E drejta e detyrimeve ndahet ne dy pjese:

o Pjesa e pergjithshme – Trajtohen ceshtje te pergjithshme dhe institutet themelore te kesaj dege. Ketu hyjne: nocioni,
elementet, karakteristikat e detyrimeve, burimet e detyrimeve (kontratat, shkaktimi i demit, pasurimi i pabaze, gjerimi i
puneve te huaja pa porosi, shprehja e njeanshme e vullnetit), efektet e detyrimeve, nderrimi i subjekteve ne marredheniet
e detyrimeve dhe shuarja e detyrimeve.

o Pjesa e vecante – Bejne pjese rregullat te cilat i perkasin llojeve te vecanta te kontratave me emer ku ndarja e ketyre
kontratave eshte bere sipas efekteve te tyre d.m.th. cfare pasojash ka kontrata ne pasurine e paleve kontraktuese.

- Sipas kesaj ndarjeje te gjitha kontratat e detyrimeve klasifikohen ne pese grupe:
o Ne grupin e pare hyjne kontratat mbi tjetersimin e sendeve perkatesisht te drejtave, ne te cilat bejne pjese: kontratat mbi

shitjen, kontratat mbi kembimin dhe kontratat mbi dhuraten.
o Ne grupin e dyte perfshihen kontratat e sendeve dhe te te drejtave, ne te cilat bejne pjese: kontratat mbi qirane, kontratat

mbi sherbimin dhe kontratat mbi huane.
o Ne grupin e trete perfshihen kontratat mbi sherbimet, ne te cilat bejne pjese: kontratat mbi vepren (sipermarrjen),

kontratat mbi autorizimin dhe kontratat mbi depoziten (ruajtjen).
o Ne grupin e katert hyjne kontratat mbi bashkesine pronesore dhe te punes, ne te cilat bejne pjese: kontratat mbi

ortakerine.
o Ne grupin e peste bejne pjese: kontratat aleatore, kontratat mbi lojen dhe kushtin, kontratat mbi sigurimin dhe kontrata

mbi mbrojtjen e perjetshme.

5. Marredheniet e drejtes se detyrimeve me deget tjera te se drejtes
- E drejta e detyrimeve ka marredhenie te ngushta me te drejten ekonomike, trashegimore, familjare dhe te drejten reale (sendore),

te cilat, sikur e drejta e detyrimeve, bejne pjese ne grupin e lendeve civile

5.1. E drejta e detyrimeve dhe e drejta ekonomike

Page 2

- E drejta e detyrimeve perfshin teresine e normave juridike per rregullimin e marredhenieve juridike te detyrimeve, te
marredhenieve te pasurise ne pergjithesi, kurse e drejta ekonomike perfshin rregullat per rregullimin e puneve te qarkullimit te
mallrave dhe te dhenies se sherbimeve tregtare.

5.2. E drejta e detyrimeve dhe e drejta familjare
- Ne keto dy dege te se drejtes ekziston iniciativa e lire e pjesemarresve. Palet ne te drejten e detyrimeve dhe ne te drejten familjare

jane te barabarta. Por sipas lendes dhe permbajtjes e drejta familjare ndryshon nga e drejta e detyrimeve sepse ne te drejten
familjare dominojne marredhenie me karakter personal, kurse ne te drejten e detyrimeve dominojne marredhenie me karakter
pasuror.

5.3. E drejta e detyrimeve dhe e drejta trashegimore
- E drejta e detyrimeve dhe e drejta trashegimore sipas permbajtjes se tyre jane te drejta te pasurise dhe qe te dyja merren me

kalimin e pasurise prej nje pronari te tjetri.

5.4. E drejta e detyrimeve dhe e drejta reale (sendore)
- E drejta e detyrimeve dhe e drejta reale, sipas permbajtjes jane te drejta te pasurise te cilat i perkasin pasurise se nje individi dhe

mund te vleresohen me para. Keto dy lloje te drejtash kane lidhshmeri te ngushte, sepse e drejta e detyrimeve me ane te
institucioneve te veta ben te mundshem kalimin e pasurise prej nje subjekti te subjekti tjeter. Te drejtat reale krijohen dhe
ekzistojne per nej kohe te gjate ose jane te perhershme, kurse marredheniet e detyrimeve lidhen me qellim qe te krijojne efekte te
caktuara, madje edhe shuhen. Pra, kohezgjatja e tyre eshte relativisht e shkurter.

6. Burimet e se drejtes se detyrimeve

6.1. Burimet formale
- Burimet te se drejtes se detyrimeve jane ato forma te ndryshme, me te cilat shprehet vullneti. Ne burimet formale te kesaj dege te

se drejtes hyjne: Kushtetuta dhe Ligji per Detyrimet. Parimet kryesore ne te cilat mbeshtetet LMD jane: parimi i ndalimit te
keqperdorimit te te drejtave; autonomia e vullnetit; doket e mira afariste; parimi i ndershmerise dhe ndergjegjshmerise; parimi i
ndalimit te shkaktimit te demit; detyra e permbushjes se detyrimit dhe kujdesi i duhur.

6.2. Burimet materiale
- Burimet material jane ato fakte juridike relevante, me te cilat mund te krijohen marredheniet e detyrimeve, te ndryshohen dhe te

shuhen ato: Keto fakte jane: kontrata; shkaktimi i demit; pasurimi i pabaze; gjerimi i puneve te huaja pa porosi dhe shprehja e
njeanshme e vullnetit.

6.3. Burimet e detyrimeve ne te kaluaren
- Numri i burimeve detyrimeve eshte i shumte dhe ndahet ne lloje te ndryshme dhe ky numer ka ndryshuar varesisht prej

ndryshimeve ne strukture ekonomike e shoqerore.

6.4. Burimet e detyrimeve ne disa kode civile dhe ne disa ligje mbi marredheniet detyrimore
- Disa kode civile te ndikuar nga e drejta romake kane bere klasifikimin e burimeve sikurse edhe e drejta romake.

Similer Documents